Më pak aksidente e më pak viktima në punë.
E thotë raporti i fundit INAIL, institutit kombëtar për sigurimin kundër fatkeqësive në punë. Në 2010-tën, ka pasur 775mijë fatkeqësi në punë, 2% më pak se në vitin 2009, ato vdekjeprurëse kanë qenë 980, thuajse 7% më pak.
Është herë e parë që zbritet nën një mijë të vdekur në vit. Duhet thënë që të dhënat ndiejnë pasojat e krizës ekonomike, që ka reduktuar numrin e të punësuarve, pra edhe të personave që rrezikojnë.
Por janë tashmë 10 vjet që fatkeqësitë në punë pakësohen. Meritë për këtë, sipas INAIL-it, ka një vetëdije më e lartë e rreziqeve dhe një fushatë parandaluese më e mirë.
Sidoqoftë fatkeqësitë në punë mbeten një plagë e rëndë për Italinë, dhe të dhënat dëshmojnë se, në proporcion, punonjësit imigrantë lëndohen dhe vdesin më shpesh se kolegët e tyre italianë. Ndodh kështu sepse punojnë në sektorë më me rrezik, si ndërtimi dhe industria metalurgjike, por edhe sepse shpesh kanë njohuri të cekëta mbi rregullat e sigurisë.