in

Shtëpitë në atdhe i duhen deklaruar edhe tatim-taksave në Itali

Tregohen në modulin RW të deklaratës së të ardhurave edhe kur nuk prodhojnë të ardhura. Sanksione të ashpra për ata që harrojnë…

Në deklaratën e të ardhura, të huajt rezidentë në Itali duhet të shënojnë edhe shtëpitë që kanë në pronësi në Atdhe. Rregull që vlen edhe për ato shtëpi që, të mbyllura apo të banuara nga familjarë, nuk u sjellin asnjë fitim pronarëve.

Në këtë periudhë deklarimesh të të ardhurave, e kujton këtë gjë e përditshmja ekonomike Il Sole 24 ore, që nënvizon në një artikull të gjatë komplikimet që po krijon risia e futur nga Agjencia er të Ardhurave. Në veçanti, shtëpitë shënohen në seksionin II të modulit RW të Modelit Unik 2010, “pavarësisht rentabilitetit të tyre” dhe kush nuk e bën rrezikon sanksione shumë të rënda, si konfiskimi për të njëjtën vlerë të asaj që nuk deklarohet.

Nëse shtëpia jashtë Italisë prodhon të ardhura, duhen paguar më shumë taksa, në të kundërt nuk do të ketë asnjë lloj rritjeje të taksave, por sidoqoftë tatim-taksave u duhet thënë që shtëpia ekziston. Ekonomisti dhe qendrat e asistencës fiskale, CAF, janë të informuara për risinë, e duhet ta mbajnë parasysh këtë risi ndërsa ndihmojnë të huajt në përpilimin e deklaratës së të ardhurave.

Një vështirësi më shumë për kontribuentët, veçanërisht të huaj, që, për shtëpi që nuk prodhojnë të ardhura, nuk do të sjellë prurje më të majme për arkat e shtetit. Il Sole 24 Ore vë gjithashtu në dukje që do të jetë e vështirë për tatim-taksat të bëjnë kontrolle në vendet jokomunitare, e megjithatë ka nga ata që i dalin të keqes përpara: “Nëse duhet të deklaroj në Itali edhe shtëpinë që kam në Tiranë, atëherë e vë në emër të një personi tjetër në Shqipëri dhe e zgjidha problemin”.

EP

 

Bono për pushime, përjashtohen të huajt

Shqipëria vendi më i varfër i Europës