in

Edi Rama u kërkon votën emigrantëve në Rimini

Dhe rrëfen veshjen me ngjyra të Tiranës në kuvendin “Democrazie a kolori” në Pescara

“Duhet një rrugë e re dhe e vetmja rrugë është rruga jonë. I vetmi vizion që sot ka në përmbajtjen e vet një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm të qyteteve dhe të të gjitha territoreve të vendit është vizioni ynë”. Kështu tha më 16 prill, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Rimini.

Gjatë takimit me emigrantët Rama është shprehur se në rrugën e PS-së njerëzit nuk ndahen në blu e në rozë, në tanët dhe në të atyre, në këtej dhe andej, por shihen si qytetarë të barabartë.
Rama u kërkoi emigrantëve që në pamundësi për të ardhur dhe votuar në 8 maj, t’u transmetojnë familjeve, shokëve apo miqve bindjen e tyre se vota në 8 maj duhet të jetë një votë pro të ardhmes së vendit.

Ndërsa më 15 prill, i ftuar në Kuvendin “Democrazie a kolori” të organizuar nga “Europa prossima”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka folur për domethënien e “ngjyrosjes” së kryeqytetit shqiptar. Ai është shprehur se operacioni i ngjyrave në Tiranë synonte të ndryshonte jo vetëm fasadën gri të kryeqytetit, por edhe mënyrën në të cilën njerëzit ndiheshin në qytetin e tyre. Dhe se ka qenë një privilegj për të të udhëhiqte një aksion të tillë të rilindjes së kryeqytetit të Shqipërisë, pasi kur ai erdhi në krye të baskisë, e gjeti të rrënuar, pa fonde dhe të përvuajtur nga grija e viteve të diktaturës.

Në këtë kuvend ishin të ftuar përveç Ramës edhe Giuseppe Roma, Drejtor i përgjithshëm CENSIS, Nicola Mattoscio, kryetar i Fondacionit Pescara Abruzzo, Marco Presutti, kryetar i shoqatës “Europa Prossima”, ish kryebashkiaku i Pescarës, Luciano D’Alfonso. Gjatë kuvendit, ky i fundit tha se Rama jo vetëm transformoi Tiranën gjatë tre mandateve të tij, por edhe frymëzoi ndryshim në të gjithë rajonin, duke i dhënë demokracisë dimensione të panjohura më parë.

Nisin në maj punimet e rrugës së re Tiranë-Elbasan

“Amnistia” korr tre çmime në Festivalin e Kinemasë Europiane të Lecces