in

Lanciano: Dy emigrantë humbin jetën në punë

Humbin jetën në vendin e punës 41-vjeçari Gramoz Metushi dhe kolegu i tij ukrainas Yaroslav Iankinechi, 34 vjeç

Romë, 18 prill 2011 – Në Lanciano një vend pune u përgjak sërish pas një aksidenti të rëndë. Për arsye që ende nuk dihen, një strukturë e parafabrikuar prej druri ka rënë teksa po manovrohej me vinç e ka shtypur dy punëtorë: 41 vjeçari shqiptar Gramoz Metushi, rezident në Casoli të Chietit dhe ukrainasi Yaroslav Iankinechi, 34 vjeç, rezident në Altino të Chietit. Ndërhyrja e shpejtë e personalit mjekësor, nuk solli asnjë rezultat. Ukrainasi vdiq në kantier, ndërsa Metushi menjëherë pas mbërritjes në spital.

Ata po punonin për firmën private Industrie Legnotek të Casoli-t dhe ende nuk dihet se si është zhvilluar ngjarja. Mbi këtë ngjarje po heton prokuroria eLancianos.

Kisha e Shën Gjergjit e Korçës, çmim evropian për restaurimin

Ministri: “Imigrantët bëjnë punët e refuzuara nga italianët”