in

Ministri: “Imigrantët bëjnë punët e refuzuara nga italianët”

Ministri i Punës Sacconi: “Nuk ka konflikt. Imigrantët bëjnë punët e refuzuara nga italianët”. Ministri i Ekonomisë Tremonti: “Të rinjtë emigrantë janë për t’u marrë shembull!”

Romë, 19 prill 2011 – Imigrantët “u janë drejtuar punëve të refuzuara nga italianët”. E ka thënë ministri i Punës Maurizio Sacconi, i telefonuar nga Maurizio Belpietro gjatë emisionit televiziv “Mattino Cinque”. Sacconi ka shtuar që “kriza po ndryshon gjërat, besoj se ka më shumë gatishmëri për punë të refuzuara”. Por ky fakt duket se nuk duhet të ketë krijuar “tensione të veçanta në punë mes imigrantëve dhe italianëve, dhe gatishmëria e të parëve nuk ka pasur pasoja tkurrjeje të nilelit të pagave në përgjithësi”.

Të shtunën ishte ministri i Ekonomisë Giulio Tremonti ai që foli për punonjësit e huaj në të njëjtin aspekt. “Në Itali ka 4 milionë imigrantë mes të cilëve shumë të rinj që punojnë nga mëngjesi në darkë, madje edhe natën. Italia është një vend që ofron punë por me kushte të caktuara, personave të caktuar, me sa duket nuk ka kërkesa për këto tipe pune nga të tjerë”, është shprehur ministri.
Ndaj edhe ministri ka ftuar të gjithë të pyesin veten nëse Italia “është një vend me të papunë apo me punësim të plotë?”.

“Nuk më duket – ka vazhduar ministri – se mes të rinjve të huaj ka papunësi, janë të gjithë njerëz që punojnë shumë”. Dhe pyetjes nëse Italia duhet t’u mbyllë rrugën imigrantëve apo nëse të rinjtë italianë duhet të përshtaten ministri Tremonti është përgjigjur: “Unë përjashtoj hipotezën e parë”.

Lanciano: Dy emigrantë humbin jetën në punë

Punët e imigrantëve