in

Shqipëria voton

Me procesin e sotëm zgjedhor Shqipëria nuk duhet të zgjedhë thjesht kryebashkiakët dhe këshilltarët komunalë, por duhet të tregojë se ecën drejt demokracisë, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian

Nën sytë vigjilentë të 5.300 vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë, sot rreth 3 milionë e 170mijë shqiptarë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e 384 bashkive dhe komunave.

Vëmendja e Bashkimit Europian do të rëndojë mbi këto zgjedhje: janë testi i demokracisë që do të vlejnë edhe për njohjen e mundshme të statusit të vendit kandidat në BE. Mund të konsiderohen mundësia e fundit për qeverinë e Tiranës, pas krizës politike të nisur në vitin 2009 dhe që arriti pikën e saj më të rëndë më 21 janar të këtij viti, kur 4 manifestues mbetën të vrarë me armë zjarri ndërsa protestonin kundër qeverisë.

“Formalisht zgjedhjet janë një çështje e brendshme, por nuk ka dyshim që ecuria e tyre e mbarë apo jo do të mbahet parasysh nga Komisioni evropian në shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Shqipëria për t’u bërë vend kanditat” ka shpjeguar për agjencinë Tmnews ambasadori italian në Shqipëri, Saba D’Elia.

Nuk është e rastësishme që menjëherë pas zgjedhjeve, më 21 maj, në Tiranë do të shkojë Josè Manuel Barroso: sinjal ky i vëmendjes maksimale të Brukselit. Ndaj edhe gjatë fushatës elektorale nuk munguan as apelet e shumta, qoftë të brendshme qoftë ndërkombëtare për modelimin e toneve.

“E megjithatë, tensioni politik i muajve të fundit u reflektua në aksidentet e shumta të dhunshme në të katër anët e vendit” shkruan OSBE në raportin e dytë, të botuar pak ditë para zgjedhjeve, mbi fazën pre-elektorale.

Vetëm në periudhën dyjavore 12-25 prill, OSBE ka regjistruar të paktën tetë episode dhune të lidhura drejtpërdrejt me fushatën elektorale: agresione, të shtëna me armë zjarri, shpërthime lëndësh plasëse, zënie mes personash të armatosur, një therje me thikë. Sidoqoftë, po të mbahen parasysh standardet e zgjedhjeve të mëparshme, këto episode mund të quhen thjesht “grindje”, siç thotë ambasadori D’Elia.

Në përgjithësi, “gjuha e përdorur gjatë fushatës elektorale edhe pse e ngarkuar me tension, ka qëndruar brenda kufijve politike dhe asnjëherë mitingjet nuk u kthyen në manifestime të ashpra proteste të ashpra siç ndodhi në janar” vë në dukje ambasadori italian.

“Sepse dhuna shton pasigurinë e të pavendosurve” shpjegon sociologia Emira Danaj. Në fakt një tjetër e panjohur e këtyre zgjedhjeve, shumë të rëndësishme në shkallë kombëtare, është përfshirja në votime, që që ka parë vetëm rënie nga viti 2001 deri më sot.

I lartë mbetet edhe rreziku i mashtrimeve dhe i parregullsive, kundër të cilave Komisioni qendror zgjedhore nuk duket se mund të bëjë shumë, si edhe rreziku i presioneve dhe kërcënimeve, kryesisht ndaj punonjësve të shtetit, për të orientuar votat e tyre. Në këtë aspekt OSBE shkruan se ka marrë “një numër të lartë paditjesh”.

Me një fjalë, sot Shqipëria nuk duhet të zgjedhë thjesht kryebashkiakët dhe këshilltarët komunalë, por duhet të tregojë se ecën drejt demokracisë, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian.

Mos kini frikë – Grand Hotel Albania / 7

Emigrantët, spektatorët e procesit zgjedhor në Shqipëri