in

Çmim ndërkombëtar për Alfred Milot Mirashin

Çmimi ndërkombëtar Napoli Cultural Classic i edicionit XI për pikturën i shkon Alfred Milot Mirashit

Romë, 31 maj 2011 – Ditën e shtunë, më 28 maj në teatrin e mrekullueshëm Umberto në sheshin Giordano Bruno të qytetit të Nolës, u shpërndanë çmimet e edicionit të njëmbëdhjetë të çmimit ndërkombëtar Napoli Cultural Classic. U vlerësua edhe këtë vit aktiviteti i personaliteteve të shquara në fushën e artit, kulturës dhe shkencës.

Në seksionin e pikturës u vlerësua me këtë çmim prestigjioz artisti shqiptar Alfred Mirashi, në art Milot. Tanimë ai po ekspozon gjithnjë e më shpesh përkrah emrave më të njohur të artit modern italian dhe të huaj. Cikli i pikturave të tij me titull “Këndi Mesdhetar” është tanimë i njohur dhe i vlerësuar nga artdashësit dhe kritikët.

Veprat e tij janë ekspozuar në Romë e Berlin, në New York e Pragë e në shumë qytete italiane.

I ardhur në Itali me eksodin e marsit të vitit 1991, Alfred Mirashi ka mbaruar Akademinë e Arteve të Brerës në Milano. E nuk është ndalur më. Veprat e tij, si në ngjyra, në gjeometri apo subjekte, mbartin elementë të spikatur të kulturës, folklorit e një frymë të përgjithshme të traditës shqiptare. Siç shkruan një kritik: e shkuara dhe përvoja e artistit Milot është kristalizuar dhe ka zënë vend në tavolocën e tij.

 

KQZ shtyn për nesër vendimin për ankimimet

Parmë: Shoqata Scanderbeg feston ditën e fëmijëve