in

Eurostat: 26.700 shqiptarë janë bërë europianë gjatë vitit 2009

Sipas Institutit europian i statistikave, Eurostat, vendet anëtare të BE-së janë shtuar gjatë vitit 2009 me 776 mijë qytetarë të rinj. Edhe pse Shqpëria nuk ka as statusin e vendit kandidat, shqiptarët që “kanë hyrë në Europë” vetëm atë vit kanë qenë 26.700. Duke marrë kryesisht shtetësinë greke dhe Italiane

Romë, 10 qershor 2011 – Gjatë vitit 2009, 26.700 shqiptarë janë bërë shtetas të Bashkimit Europian. E thonë të dhënat më të fundit të Eurostat-it, sipas të cilave gjatë atij viti kanë marrë shtetësi të një prej 27 vendeve anëtare 776,1 mijë vetë, 77 mijë më shumë se një vit më parë.

Sipas Eurostat-it, shqiptarët e europianizuar kanë marrë (për natyralizim, martesë me vendas, dhe ata që kanë lindur aty e me mbushjen e moshës 18-vjeçare kanë kërkuar t’u njihet shtetësia e vendit ku jetojnë) kryesisht shtetësinë greke (mbi 14.000 vetë) dhe atë italiane (mbi 9.500). Ajo që bie në sy është se në Greqi, gjatë vitit 2009, shqiptarët kanë përfituar 83,9% të të gjitha shtetësive të njohura gjatë vitit, ndërsa në Itali edhe pse përfaqësojnë vetëm 16% të shtetësive të njohura, mbeten sidoqoftë komuniteti i parë në këtë aspekt.

Në një kuadër më të gjerë, sipas Eurostat-it, komuniteti që ka marrë më shumë shtetësi europiane është ai maroken (59.900 persona). Pas tij renditen turqit (51.900), indianët (31.100), ekuadorianët (27.800) dhe shqiptarët. Ndër vendet e Europës që kanë njohur më shumë shtetësi gjatë vitit 2009, e para renditet Mbretëria e Bashkuar me 204 nënshtetësi të njohura. E ndjekin në distancë Franca (136 mijë), Gjermania (96 mijë), Spanja (80 mijë) dhe Italia (59,4 mijë).

Shkarko:

Kapet Mimoza Lugjaj e kërkuar prej 8 vjetësh nga interpoli

INPS: “2,7 milionë, të huajt me punësim të rregullt”