in

Këshilli i Europës: “Të shqetësuar për situatën në Shqipëri”

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, i është drejtuar me një letër kryeministrit Sali Berisha, më 10 qershor 2011, ku i kërkon atij që të palët politike të hyjnë menjëherë në një dialog të vërtetë.

Ai i shkruan Berishës se me gjithë “zhvillimin e qetë dhe të rregullt të votimit në ditën e ditën e zgjedhjeve” që la të shpresohej për vendosjen e standardeve të reja në Shqipëri, situata e nderë e krijuar pas zgjedhjeve, “veçanërisht për përplasjet përsa i përket zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë”, e shqetëson. Sipas tij “Shqipëria po përballet sot me një situatë që do të thellojë më tej ndarjet politike dhe mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit ekonomik të mëtejshëm”.

Për këto arsye ai e informon Berishën se do t’i kërkojë “Komisionit të Venecias të japë një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”.

Ja letra e plotë e Sekretarit të Këshillit të Europës:

I dashur kryeministër

Po ju shkruaj të shpreh shqetësimin tim në lidhje me situatën që pasoi zgjedhjet e fundit lokale në vendin tuaj, dhe veçanërisht përplasjet sa i përket zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë. Shumë kanë shpresuar se këto zgjedhje do të vendosnin standarde të reja sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve vetë, por edhe sjelljes dhe përgjegjësisë së forcave politike dhe funksionimit të institucioneve demokratike. Këto shpresa u forcuan për shkak të zhvillimit të qetë dhe të rregullt të votimit në ditën e ditën e zgjedhjeve.

Për fat të keq, për shkak të përplasjes për zgjedhjet për kryebashkiak në Tiranë, Shqipëria po përballet tani me një situatë që do të thellojë më tej ndarjet politike dhe mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit ekonomik të mëtejshëm. Si mik i Shqipërisë, jam i shqetësuar.

Dua t’ju bëj thirrje, me termat sa më të fortë të mundshëm juve zoti kryeministër, dhe liderëve të tjerë të forcave politike në vendin tuaj, të hyni menjëherë në një dialog të vërtetë se si të kaloni këtë ngërç politik, në respekt të zbatimit të ligjit dhe parimet demokratike, që priten nga çdo anëtar i Këshillit të Europës. Dua t’ju informoj ju se, në suazën të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kam si synim që të pyes Komisionin e Venecias për një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme.

Origjinali i letrës

The Economist:{br}Pse të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës Shqipëria

Ermonela Jaho e Inva Mula – Dy yje shqiptare në Arenën e Veronës