Të shtunën më 5 qershor, nga ora 19.00
“Villa del Fulcino”, në komunën San Polo di Torrile, Parma
Hyrja e lirë
Për të katërtin vit radhas shoqatat shqiptare, bashkë me shoqata të tjera të huaja në Emilia Romanjës organizojnë në “Villa del Fulcino”, të komunën San Polo di Torrile, Parma, Etnogusti 2010. Mbrëmja fillon në orën 19.00 me festën e fëmijëve dhe vazhdon, nga ora 21 deri në orët e para të mëngjesit me valle e këngë popullore, kërcime latino-amerikane, valle të barkut dhe kuzhinë etnike dhe italiane.
Qëllimi i kësaj veprimtarie, që ka arritur në edicionin e saj të katërt, është pasurimi kulturor, lufta kundër racizmit, respekti për identitetin kulturor tëndin dhe të tjetrit. Dhe për arritjen e këtij qëllimi është e nevojshme pjesëmarrja sa më e gjerë e të huajve dhe vendasve, veçanërisht e shoqatave të ndryshme të emigrantëve që ndajnë të njëjtat qëllime shoqërore e kulturore. Këtë vit shoqatat organizuese e pjesëmarrëse janë Skanderbeg (Parma), Integriamoci insieme (Cervia), Tutti insieme (Bolonja), Juvenilja (Forlì), Madre Teresa (Ravenna), Amicizia (Rimini) USAB (Bolonja) etj.
Hyrja është e lirë dhe ftohen të gjithë të marrin pjesë.