in

18 muaj në Cie? Edhe policët janë kundër

Shoqata kombëtare e funksionarëve të Policisë është kundër dekretit të qeverisë. Sekretari Letizia: “Me strukturat aktuale do të ketë bllokim të plotë dhe do të humbasë efekti frikësues, parandalues”

Romë 19 qershor 2011 – Edhe forcat e policisë hedhin poshte dekretin e qeverisë që ngre deri në 18 muaj qëndrimin maksimal të klandestinëve në Cie – Qendrat e Identifikimit dhe të Dëbimit. Po të mos përshtaten strukturat e nëse nuk ngrihen të tjera, rrezikohet bllokimi i ekzistueseve dhe shpërthimi i revoltave të personave të mbyllur në to.

“Zgjatja e periudhës së qëndrimit në Cie deri në 18 muaj, me qëllim njohjen e klandestinit nga autoritetet diplomatike të vendit të tij, ka nevojë për hapjen e qendrave të reja dhe të shtimit të ndjeshëm të vendeve në këto struktura për të shmangur pasojën e bllokimit që do të shuante çdo synim frikësimi e paralajmërimi” komenton Enzo Marco Letizia, sekretar i shoqatës kombëtare të Funksionarëve të Policisë, ANFP.

“Sa më gjatë një klandestin qëndron në Cie në pritje të dëbimit, aq më shumë klandestinë që edhe pse do të kapen në territorin italian, do të lihen të lirë të qarkullojnë sepse nuk do të gjenden vende të lira” shpjegon Letizia. “Pa Cie të reja – shton ai – problemet e imigracionit klandestin, me vetëm 1.686 vende në dispozicion nëpër Cie, do të mbeten po ato që janë, në mos do të rëndohen, veçanërisht në një periudhë si kjo e sotmja kur çdo ditë kemi zbarkime në Lampedusa”.

Sekretari i ANFP-së është gjithashtu i mendimit që “qendrat e identifikimit dhe të dëbimit duhet të përshtaten sa më shpejt për qëndrime afatgjata të klandestinëve”. Kjo duhet bërë “për të evituar tensionet mes kombësive të ndryshme si edhe për të parandaluar e administruar revoltat që janë gjithnjë e më të shpeshta”.

Emila Markgjonaj{br}Tirana në sytë e mi

L’associazione Ura: “Creiamo un ponte tra Albania e Italia”