in

Anton Cena, nënkampion bote në xhudo

Federata shqiptare e Xhudos: “Fitorja e medaljes, sukses i padiskutueshëm xhudon shqiptare”

Anton Cena, kosovari nga Prishtina, që në garat ndërkombëtare përfaqëson Shqipërinë, është shpallur nënkampion i botës në sportin e Xhudos, aktivitet ky i zhvilluar në Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur për ATSH-në anëtari i Kryesisë së Federatës Shqiptare të Xhudos, Anton Shkoza, njëherazi edhe president i Akademisë së Xhudos në Vaun e Dejes së Shkodrës.

Sipas Shkozës, paraqitja e Anton Cenes në Frankfurt të Gjermanisë, ku u zhvilluan garat e botërorit të Xhudos, ka qenë e shkëlqyer. Cena ka dalë fitues ndaj gjermanit Notzel Ëerner me rezultatin 10 me 0, për të vijuar më pas edhe me një fitore tjetër, me të njëjtin rezultat, këtë radhë ndaj brazilianit Ivan Penne. Pasi ka fituar edhe ndeshjen e tretë, këtë radhë 5 me 0 ndaj norvegjezit Chinchila Alfredo, Cena ka mbërritur në finale me rusin Egerov Nikkollai. Lufta e fortë dhe plot rivalitet në këtë ndeshje, ka sjellë që rezultati të ishte i barabartë. Sipas rregullores, arbitri, duke gjykuar se kush ka qënë më aktiv gjatë ndeshjes, i ka dhënë fitoren rusit Nikkollai.

“Fitorja e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror nga Anton Cena, përbën një sukses të padiskutueshëm për sportin e xhudos, i cili ka shënuar progres të madh gjatë periudhës së fundit”, tha anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Xhudos, Anton Shkoza.

Polici kosovar Anton Cena ka fituar vitin e shkuar edhe titullin nënkampion i Europës në Kampionatin Evropian të Judo-s, që u mbajt në Poreç të Kroacisë, prej 7-10 tetor 2010.

L’associazione Ura: “Creiamo un ponte tra Albania e Italia”

Ministrat e Jashtëm të Europës diskutojnë sot mbi situatën në Shqipëri