in

Muzat jetime të Dardanës dhe Albertit

Kompania “La quarta parete” e drejtuar nga çifti shqiptar Dardana Berdyna dhe Albert Dedja vë në skenë pjesën “Le Muse Orfane” (Muzat Jetime) e Michel Marc Bouchard-it në teatrin Cuminetti të Trentos

Le Muse Orfane
nga  Michel Marc Bouchard
Teatro Cuminetti  –  Centro S. Chiara, Trento
26 maj, ora 21.00

Regjia: Dardana Berdyna
Interpretojnë: Dardana  Berdyna, Hans Peter Gottardi, Manuela  Bortolotti, Monica Cau
Skenografia dhe kostumet:  Albert Dedja
Efektet zanore: Christian Marchi
Drita:  Fabio Antoci
Audio: Michele Tabarelli

www.laquartaparete.it

pieghevole muse x web.jpgTeksti i fortë e kompleks i zgjedhur këtë herë nga kompania teatrale hedh dritë mbi temën kyçe të emargjinimit dhe të dallimit. Një familje ndeshet me paragjykimet dhe mentalitetin e mbyllur të komunitetit të një fshati në Kanadanë e jugut.

Katër vëllezër: Catherine, Martine, Luc dhe Isabelle janë braktisur qysh të mitur nga e ëma që kish vendosur të ndiqte ëndrrën e saj të dashurisë. Për ta, peshës së braktisjes i shtohet edhe përjashtimi, emargjinimi dhe armiqësia e shoqërisë që nuk është e aftë të pranojë asnjë formë të ndryshmeje. Jetët e tyre do të kushtëzohen gjithnjë. E ëma, që nuk ia ka dalë t’i bëjë ballë kësaj kësaj mendësie të mbyllur, u është dorëzuar, në heshtje, “ligjeve të ashpra të klanit” duke u larguar nga bijtë e saj për t’u hequr nga supet peshën e historisë së saj.

Në një vigjilje Pashkësh vëllezërit e motrat tashmë të rritur mblidhen pas shumë vitesh në shtëpinë e familjes, në vendet e fëmijërisë, kur gjithçka tashmë ka ndryshuar, ose ndoshta asgjë nuk ka ndryshuar. Ky takim do të sjellë sërish kujtime të vjetra të dramave të përjetuara që do të ngjallin përballje të ashpër.

Bouchard shkruan: “Jam detyruar shumë shpejt të zija një pozicion përballë shoqërisë në të cilën jetoja dhe mendësisë së ngushtë, ku mbizotërone shtypja dhe gjykimi kundër kujtdo që guxonte të pohonte dallimin dhe ambicjet e veta për një jetë të ndryshme nga ajo e klanit. Në Muzat jetime, personazhi i nënës e përket këtij tipi të emargjinuarish […]. E kuptoj që drama ime përjeton një tension konstantmes vlerave të botës së vjetër e asaj të re”.

Lexo edhe Quarta Parete, teatri i shqiptarëve në Itali

Sipërmarrësja e vitit vjen nga Madagaskari

Qeveria i hap rrugën lejeqëndrimit me pikë