Ekzistojnë punë që kryhen me raste, pa vazhdueshmëri e sipas nevojës së punëdhënësit (për shembull, baby-sitter, kamerier) që tashmë disiplinohen nga ligji për “Punën rastësore plotësuese” (Lavoro occasionale accessorio).
Për këtë tip pune nuk është e nevojshme të lidhësh kontratë pune dhe pagesa bëhet me “bono pune” pa fletë-pagë (apo e thënë shqip pa firmë në bordero).
Megjithatë, edhe në këtë rast punonjësit i garantohet sigurimi shoqëror qoftë pranë INPS-it, qoftë pranë INAIL-it (për fatkeqësitë në punë).
Punonjësi, në këto raste, nuk është i detyruar të paguajë taksat mbi fitimet nga puna plotësuese dhe nuk humbet asnjë të drejtë për kompensime të mundshme për sëmundje, papunësi, lindje etj, që mund të marrë nga puna parësore që kryen.
Kush mund të punësojë për punë rastësore?
Ata që kanë të drejtë ‘të punësojnë’ dikë për punë rastësore mund të jenë: familje, shoqata pa qëllim fitimi, ndërmarrje familjare, sipërmarrës, zyra shtetërore (për shembull, për veprimtari sportive, kulturore, bamirësie, panaire, punë urgjente të jashtëzakonshme). Por një ndërmarrje, për shembull, një kooperativë, nuk mund të rekrutojë dikë për të kryer punë në favor të të tretëve.
Kush mund të kryejë punë të rastësishme?
Jo të gjithë mund të kryejnë këtë lloj pune të rastit. Ligji përcakton shprehimisht disa kategori.
Ata që mund të kryejnë punën e rastësishme plotësuese janë:
1) Pensionistët
2) Nxënësit dhe studentët
Vetëm në periudhat e pushimeve të vitit të ri (nga 1 dhjetori deri më 10 janar), pushimeve të pashkëve (nga i diela e Palmave deri të martën pas Pashkëve), dhe gjatë pushimeve verore (nga 1 qershori deri më 30 shtator).
Mund të kryejnë punë të rastit edhe të shtunën e të dielën në çdo periudhë të vitit.
Studentët (ata që ndjekin shkollën e lartë) mund të kryejnë punë të rastësishme plotësuese kurdoherë.
Nxënësit e studentët duhet të jenë nën 25 vjeç (por të paktën 16 vjeç), të regjistruar në Universitet ose në një shkollë çfarëdo. Në rastin e nxënësve nën 18 vjeç nevojitet autorizimi me shkrim i prindit apo i kujdestarit që ushtron pushtetin atëror.
3) Punonjësit part-time (viti 2010)
Punonjësit me kontratë pune me kohë të pjesshme mund të kryejnë punë të natyrës rastësore në çdo sektor produktiv, por nuk mund të përdorin bonot e punës pranë punëdhënësit me të cilin kanë nënshkruar kontratën me kohë të pjesshme.
Saktësohet që pensionistët, nxënësit e studentët, përfituesit e masave në mbështetje të të ardhurave dhe punonjësit part-time mund të kryejnë punë të natyrës rastësore në çfarëdo sektor produktiv, përfshirë Entet lokale.
4) Shtetasit jokomunitarë
Mund të kryejnë punë rastësore edhe të huajt me leje qëndrimi që u lejon të punojnë, përfshirë edhe lejeqëndrimin për studime, apo lejeqëndrimin për pritje punësimi.
Por punët rastësore plotësuese nuk japin të drejtën e lëshimit apo të përtëritjes së lejes së qëndrimit për motive pune.
5) Kategori të tjera personash që mund të kryejnë këto punë
Janë të gjithë ata që janë në kërkim të punësimit të parë, atë që përfitojnë kompensimin e reduktuar të papunësisë, ose të papunësisë speciale për bujqësinë, punonjësit e varur në sektorin shtetëror e privat.
Avv. Mascia Salvatore
Lexo edhe: Normal 0 14 false false false MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:”Tabella normale”; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:””; mso-padding-alt:0pt 5.4pt 0pt 5.4pt; mso-para-margin:0pt; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:”Times New Roman”; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;}
Sektorët produktivë ku paguhet me bono