in

Imigrantët zbarkojnë në Venecia

Janë protagonistët e filmave të Festivalit të 68-të të Filmit. Të filmit “Là-bas” i regjisorit Guido Lombardi, “Terraferma” i Emanuele Crialese, “Cose dell’altro mondo” i Francesco Patierno

Romë, 30 gusht 2011 – Nis më 31 gusht edicioni i 68-të i Festivalit ndërkombëtar të kinematografisë së Venecias që mes filmave të shumtë në konkurs do të ketë në garë edhe filma dedikuar temës së imigracionit.

Më 5 shtator do të jetë radha e “boat-people”. Një varkë që do të mbërrijë mbi tapetin e kuq të Lagunës me imigrantët e saj nga Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Benini. Është e veçantë gjetja promocionale e regjisorit Guido Lombardi për të prezantuar filmin e tij “Là-bas-Educazione kriminale”.

Filmi italian, i vetmi në garë në seksionin “Settimana della Critica”, rrëfen ditët dramatike të dhunës ndaj imigrantëve zezakë në Castel Volturno. Në qendër të filmit është historia e një të riu jokomunitar që vjen në Itali plot shpresë por të cilit i duhet të përballet me përditshmërinë e vështirë dhe të egër.

I pranishëm në seksionin “Controcampo italiano” (ku konkurrojnë tendencat e reja të kinematografisë italiane) do të jetë filmi i shumë përfolur  i Francesco Piaternos, “Cose dell’altro mondo”, që ka për protagonist Diego Abatantuono në rolin e sipërmarrësit ksenofob. Në film, Abatantuono predikon urrejtjen raciale dhe dëbimin e të huajve deri kur, për një mrekulli, lutjet e tij përmbushen: një ditë të bukur, qyteti i tij gdhihet pa të huaj dhe sistemi shoqëror dhe ekonomik paralizohet, duke nxjerrë në pah rëndësinë e të huajve në shoqërinë italiane.

Gjithnjë mbi temën e imigracionit, por jo në konkurrim, është filmi i Ermanno Olmit “Il villaggio di cartone” i cili denoncon një humanitet gjithnjë e me më pak vlera e solidaritet ku “të braktisurit e vërtete të Ungjillit janë tashmë imigrantët”.

Së fundi, pritje e ethshme për “Terraferma” në garë për çmimin “Leone d’Oro 2011” të Emanuele Crialeses që trajton temën e imigracionit dhe të përballjes së kulturave të ndryshme. Filmi, që do të shfaqet më 4 dhe 5 shtator në Venecia, dhe nga 7 shtatori në sallat e kinemave, rrëfen miqësinë mes dy grave: njëra lampeduzana të cilës i ka vdekur burri në det dhe tjetra klandestine në arrati. E gjithë kjo në ishullin e Lampedusas të ndarë dysh mes dëshirës për turizëm dhe frikës së zbarkimeve.

Marco Iorio

Flukse. Dhjetë mijë hyrje për të marrë një profesion

Vret një motoçiklist dhe largohet. Arrestohet një shqiptar 30 vjeçar