in

Si të kontaktoj konsullatën shqiptare në Milano?

Po kërkoj të kontaktoj me konsullatën e Milanos prej 2 muajsh por pa rezultat…  Dini të më thoni nëse është hapur dhe nëse respekton oraret? Si futesh në konsullatë, në bazë të një numri apo thjesht me radhë?  

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano ka një web-site të vetin me adresë: http://www.consolatoalbanesemilano.org/ në të cilin ofron informacione të ndryshme mbi praktikat konsullore që ofron, dhe veçanërisht për pasaportat biometrike, përfshirë edhe një lajmërim që përditëson rregullisht me pasaportat e reja të gatshme për t’u tërhequr.

Për disa prej shërbimeve konsullore duhet shkuar personalisht në Konsullatë (pikërisht për ato për të cilat kërkohet prania e personit, si për shembull, aplikimi për pasaportën biometrike), të tjera me anë të shërbimit postar (si marrja e një vërtetimi konsullor, e një certifikate identiteti etj.). Meqë nuk e specifikoni për ç’arsye dëshironi të viheni në kontakt me Konsullatën bëni mirë të lexoni seksionin “informacione” dhe të shihni si duhet të veproni në rastin tuaj. Nëse ju duhet të shkoni personalisht në Konsullatë, duhet të mbani radhën, zakonisht të gjatë. Konsullata e Milanos nuk ka përcaktuar ndonjë mënyrë për marrje takimi, siç ka bërë, për shembull, Ambasada jonë në Romë për aplikimet për pasaportat biometrike.

Në seksionin e kontakteve  do të gjeni adresën e saktë, numrat e telefonit, një numër celulari për rastet urgjente dhe orarin e pritjes, siç e keni këtu përbri (shtyp sipër për ta zmadhuar). Përfaqësitë konsullore shqiptare qëndrojnë mbyllur vetëm në ditët që konsiderohen festive në Shqipëri dhe Itali.

Kontaktimi me telefon i konsullatave tona apo i zyrës konsullore në Romë mbetet problem për imigrantët për të cilin shpesh është shkruar. Konsullata e Milanos në numrat e saj të telefonit përgjigjet me një sekretari telefonike që jep informacione të ndryshme standarde. Ndërsa numrave të celularit të vënë në dispozicion qoftë nga konsullata e Milanos qoftë nga zyra konsullore pranë Ambasadës në Romë, u përgjigjen thuajse gjithnjë.

Keti Biçoku

Vret një motoçiklist dhe largohet. Arrestohet një shqiptar 30 vjeçar

Punëdhënësi i arrestuar për vdekjen e punëtorit: “Doja ta ndihmoja”