in

Tragjedi familjare. Vret gruan, më pas var veten

Vrasje dhe vetëvrasje në familjen Pjetri në Briosco të Monzas. Vdesin burrë e grua e lënë pas dy fëmijë

Romë, 6 shtator 2011 – Marrëdhëniet gjithnjë e më të ndera në çift mendohet se janë baza e tragjedisë së zbuluar sot nga karabinierët e Besana Brianzas në një vilë në Briosco të provincës së Monzas.

Kishte mbytur gruan me jastëk e më pas ishte varur me litar të lidhur në një tra të tavanit. Viktimat e kësaj vrasje-vetëvrasjeje janë Pierin dhe Lindita Pjetri. Ishin burrë e grua përkatësisht 44 dhe 37 vjeç, me qëndrim të rregullt në Itali dhe punonin si kopshtar e bashkëpunëtore shtëpiake në vilën ku janë gjetur, pronë e një familjeje milaneze. Lënë dy fëmijë të vegjël me moshë 3 dhe 5 vjeç.

Çifti kishte kërkuar të ndahej rreth dy muaj më parë, dhe kjo gjë duket se ka trazuar shumë burrin që me sa duket sot në mëngjes ka vendosur t’i japë fund historisë në mënyrën më të dhimbshme të mundur.

Trupat pa jetë janë gjetur rreth orës 11.30 nga karabinierët, të lajmëruar nga familjarët e viktimave që mbanin fëmijët teksa ata ishin në punë, të cilët nuk po arrinin të lidheshin me çiftin Pjetri me telefon.

Irene Pivetti…{br}Po sikur ta hedhim ne në det?

Futboll. Shqipëria humbet edhe me Luksemburgun