Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes por deri tani kuk jepet asnjë version zyrtar në lidhje me sulmin, por gjithsesi profesioni i viktimës nuk ka përjashton mundësinë e ndonjë sulmi për shkak të detyrës. Skerdilajd Konomi punonte si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë prej rreth 6 vjetësh. Aktualisht, është duke vazhduar këqyrja e vendit të ngjarjes dhe grumbullimi i provave. Nga kjo është gjetur pranë autoveturës edhe celulari i Konomit, që mendohet se do të shërbejë si një provë e rëndësishme në procesin e hetimit.
in Kronikë
Atentat në Vlorë. Vritet gjyqtari Konomi
Skerdilajd Konomi, gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin e Vlorës, ka mbetur viktimë e shpërthimit të një autoveture sot në qytet. Policia hedh dyshimet se shperthimi ka qënë i telekomanduar dhe nis hetime intensive. Nis hetimi mbi dosjet që po gjykonte Konomi.
Reagimi i presidentit Topi: “Ky sulm mafioz dhe brutal, që mori jetën e gjyqtarit, është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri”
Tiranë, 9 shtator 2011 – Një shpërthim i fuqishëm tritoli i ka marrë jetën një gjyqtari në Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën kryesore. Makina e 33-vjeçarit, Skerdilajd Konomi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka shpërthyer sapo ai ka lëvizur automjetin, të cilin e kishte të parkuar. Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se 33-vjeçari ka arritur të dalë nga automjeti, e më pas është transportuar drejt spitalit rajonal. Dëmtimet kanë qenë të shumta, në organe, por edhe gjymtyrë. Si pasojë e gjendjes dhe dëmtimeve të rënda, ai ka humbur jetën. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar të tjerë.
Benci me targa Vl 6383 B fillimisht është tronditur nga shpërthimi i fortë, e pas kësaj është përfshirë nga flakët. Nga të dhënat e para paraprake, mendohet të jetë një shpërthim i aktivizuar me anë të tritolit.
I menjëhershëm reagimi i Presidentit të Republikës, Bamir Topi që ka dënuar ashpër aktin kriminal. Në deklaratën për shtyp të Presidentit Topi thuhet se, “ky sulm mafioz dhe brutal, që mori jetën e gjyqtarit, është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri”.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se, “atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit”.