in

25 vjet burg, vrasësit të Eduart Peçajt

Gjykata e Astit ka dënuar rumunin Cosmin Tonceam që më 11 nëntor 2009 ka vrarë 23vjeçarin nga Durrësi

Romë, 20 shtator 2011 – Gjykata e Astit ka dënuar me 25 vjet burgim  shtetasin rumun Cosmin Tonceam për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Eduard Peçaj. Natën e 11 nëntorit të vitit 2009, gjatë një përballjeje mes dy bandash, i riu shqiptar nga Durrësi ishte qëlluar më plumba e një pistolete kalibër 38, e cila u vërtetua më pas se ishte e rumunit Cosmin Tonceam.

Me sa dihet konflikti kishte lindur për kontrollin e prostitucionit në zonë dhe një takim sqarues, përfundoi në vrasje, duket të menduar që më parë. Po atë natë Eduart Peçaj u gjend gati i pajetë në hyrje të repartit të urgjencës në spitalin e Astit, i lënë aty nga një makinë Mercedes. Pikërisht ekspertiza e kamerave të vigjilimit të spitalit mbi targën e makinës, çoi në gjurmët e vrasësit dhe në zbulimin e një aktiviteti kriminal të dy bandave në një zonë të degraduar të qytetit.

Ndërsa viktima shqiptare jepte frymë në spital si pasojë e plumbave në mushkëri dhe mëlçi, edhe vrasësi rumun ndodhej në sallwn e operacionit, i plagosur në kofshën e djathtë nga një armë e panjohur. Më pas policia zbuloi se në përleshje kishte marrë pjesë edhe një tjetër shqiptar, i cili u mor në pyetje menjëherë. Ballafaqimi mes dy bandave pati lindur për kontrollin e rreth 30 vajzave që do të mbërrinin së shpejti në zonë nga vende të Europës Lindore. Nuk është përjashtuar që në interesat e dy bandave të ketë qenë edhe trafiku i lëndëve narkotike.

 

Kasacioni: “Nuk i përgjigjet citofonit? S’do të thotë që i dënuari nuk ndodhet në shtëpi”

Deri tetë vjet burg për kaporalët, shfrytëzuesit modernë të punës