in

Aksident në punë. Vdes pas një jave agoni 24-vjeçari Haliti

U dogj duke u përpjekur të shuante zjarrin që kish rënë në ndërmarrjen ku punonte. Pas një jave agoni, ndërroi jetë në spitalin Sant’Eugenio të Romës

Romë, 20 shtator 2011 – Zgjati mbi një javë agonia e të riut kosovar Shpend Haliti i cili u dogj nga zjarri që përfshiu ndërmarrjen ku punonte. Më 12 shtator një kapanon të firmës Carboni ku rriteshin gjela deti në Magnadorsa, pranë Arcevia (Ancona), u përfshi nga flakët, me sa duket për një qark të shkurtër. 24-vjeçari kosovar ishte munduar të shuante zjarrin, por sipërfaqja e madhe e pushtuar nga flakët, bëri të domosdoshme ndërhyrjen e zjarrfikësve jo vetëm nga Arcevia, por edhe nga Senigallia e Ancona. Zjarri dogji edhe 9.500 gjela deti.

Fillimisht dukej se i riu nuk ishte në gjendje të rëndë, megjithëse djegiet i kishte në 90% të trupit. Por më kalimin e orëve shëndeti i tij u përkeqësua deri sa mjekët vendosën transferimin e tij nga spitali i Senigallia, tek Sant’Eugenio të Romës ku ka një repart të posaçëm për djegiet e rënda. Por as mjekët e Romës nuk arritën t’i shpëtojnë jetën të riut.

Deri tetë vjet burg për kaporalët, shfrytëzuesit modernë të punës

Frontiere – La prima volta