in

Çështja Mike Buongiorno. Fallxhorja: “E ka djegur një shqiptar me tre të tjerë”

Sot gjyqi kundër dy çakejve që provuan t’u zhvatnin para familjarëve me premtimin e dhënies së arkivolit. Ndërkaq një fallxhore thotë me bindje që arkivoli e kufoma e prezantuesit të njohur janë djegur  në Valsesia nga dy italianë, një shqiptar e një portugez

Romë 6 tetor 2011 – Mike Buongiorno ka ndërruar jetë në 8 shtator të vitit 2009. Në janar të këtij viti, ai zuri faqet e gazetave për një ngjarje të pazakontë: më 24 janar varri i tij ishte hapur dhe ishin zhdukur arkivoli me eshtrat. Edhe sot e kësaj dite, edhe pse për këtë çështje nuk flitet më, – gjë që para dy javësh detyroi të birin Niccolò, të bënte thirrje në emër të familjes në emisionin televiziv Chi l’ha visto – eshtrat e Mike-t ende nuk janë gjetur.

Kësaj historie tani i shtohet një kapitull i ri: një fallxhore nga Intra (fraksion i Verbanias) është e bindur që eshtrat nuk do të gjenden kurrë, sepse sipas saj, janë djegur bashkë me arkivolin në Valsesia të Vercellit. E kush e ka bërë? Sipas saj dy italianë, një shqiptar e një portugez. Sipas saj vizionin e ka pasur që natën kur u hap varri i Mike Buongiornos përmes një mesazhi të shpirtit të një fallxhori tjetër të ndarë nga jeta kohë më parë.

Ndërkaq, nis sot në Verbania gjyqi kundër dy milanezëve që në mars i telefonuan familjes së prezantuesit Buongiorno duke i premtuar kthimin e arkivolit me trupin e tij, të grabitur nga varrezat e Dagnente-s  më 24 janar 2011. Njëri nga të pandehurit, Luigi Spera, 53 vjeç, do të gjykohet me proces të përshpejtuar më 25 tetor, ndërsa tjetri, Pasquale Cianci, 62 vjeç, do të ketë proces normal, për të cilin ende nuk dihet data e seancës pasardhëse.

 

Arrestohet për vjedhje Eduart Musabelliu

‘Në krahët e detit’, frika dhe shpresat e klandestinëve të treguara në këngë