in

Janë mbi 2.700 shqiptarë në burgjet e Italisë

Por thuajse gjysma e tyre janë në pritje të dënimit.
Në burgjet italianë gjenden mbi 67 mijë vetë, rreth 22 mijë më shumë nga ç’është kapaciteti i tyre. 24.401 të huajt, kryesisht marokenë, rumunë, tunizinë, shqiptarë e nigerianë

Romë, 11 tetor 2011 – Shifrat më të fundit të Dipartamentit të administratës së burgjeve, të përditësuara më 30 shtator të këtij viti dhe të dhëna sot në Senat nga ministri i Drejtësisë, Nitto Palma,  thonë se mëse një e treta (36,10%) e të burgosurve në Itali janë të huaj. Ndër 24.401 të burgosurit e huaj, shqiptarët renditen të katërtit për nga numri, me 2.721 vetë, duke përfaqësuar 11% të të burgosurve të huaj. Më keq se komuniteti ynë, në këtë renditje të zezë, janë marokenët (me 4.934 të burgosur), rumunët (3.616 të burgosur), tunizianët (3.197). Përsa u përket llojit të krimeve për të cilat burgosen të huajt janë kryesisht vepra penale kundër pronës, shpërndarje droge droge, vepra penale kundër individit, mbajtje armësh dhe vepra penale kundër administratës publike.

Gjithsesi një e dhënë e rëndësishme që shpjegon edhe numrin e lartë të të huajve në burgje është ajo që ka të bëjë me shkallën e gjykimit: rreth gjysma e të burgosurve të huaj (12.035) janë në pritje të sentencës përfundimtare, madje 5.956 persona janë në pritje të shkallës së parë të gjykimit, dhe vetëm 12.147 janë duke vuajtur dënimin e dhënë me sentencë.

Shifrat e përgjithshme flasin për 67.428 të burgosur (italianë e të huaj, së bashku), 21.611 më shumë nga kapaciteti i përgjithshëm i 206 strukturave të ndryshme të vuajtjes së dënimit në Itali. Të burgosurit në pritje të shkallës së parë të gjykimit janë 14.639 vetë, janë ende të pandehur (pra në pritje të sentencës përfundimtare) 28.564 vetë, të dënuar me sentencë përfundimtare vetëm 37.213 vetë dhe të internuar 1.572 vetë.

 

DEA hap shkollën shqipe në Cecina

1.500 euro për tezën më të mirë mbi miqësinë Itali-Shqipëri