in

Firence. Shkon në diskotekë të festojë Halloween-in, e godasin me thikë

Në gjendje të rëndë një shqiptar 20-vjeçar

Romë, 1 nëntor 2011 – Një shqiptar 20 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht nuk rrezikon jetën, për shkak të goditjes me thikë nga një i panjohur mbrëmjen e djeshme teksa bënte radhën për të hyrë në diskotekën Yab, në qendër të Firences.

Sipas disa dëshmitarëve në radhë me djalin, një burrë i është afruar i ka thënë diçka e më pas e ka goditur me thikë. Ka lënë thikën përdhe dhe është larguar.

Djali është dërguar menjëherë në spital ku kanë konstatuar çarjen e njërës prej mushkërive dhe plagosje në shpatull.

Agjentët e policisë po përpiqen të bëjnë identikitin e agresorit në bazë të dëshmive të të pranishmëve në hyrje të diskotekës ku ndodhi ngjarja.

No Bravery, kënga e James Blunt-it dedikuar Kosovës me imazhet e luftës së 1999-tës

Çështja Gërdeci. Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Delijorgjin, Pinarin dhe Minxhollin