in

Sekuestrohet në Vlorë automjeti i vjedhur në Itali

Nis procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Roland Rexhepi që drejtonte makinën e vjedhur

Tiranë, 19 nëntor 2011 – Policia e Vlorës sekuestroi një automjet tip furgon që ishte vjedhur në Itali.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, automjeti u bllokua në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, gjatë një aksioni të uniformave blu. “Mbi bazën e informacioneve që dispononte Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, në hyrje të autostradës Vlorë – Fier është bërë e mundur gjetja dhe bllokimi i automjetit tip Furgon IVECO Daily me targa  DA 467 FY, i cili drejtohej nga shtetasi Roland Rexhepi, 41  vjeç, banues në fshatin Tragjas”, saktësuan burimet e policisë. Nga  verifikimet e kryera nga zyra e trafiqeve, ka rezultuar se ky automjet është vjedhur në Itali më datë 10.10.2011. Në këto kushte u bë sekuestrimi i automjetit, ndërkohë që filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Roland Rexhepi.

Gjatë këtij viti, policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar të paktën 16 autovetura të vjedhura në vende të ndryshme si, në Itali, Gjermani, Serbi, Bosnjë Hercegovinë etj. Dy javë më parë policia lokale bllokoi dhe sekuestroi një veturë luksoze që ishte vjedhur në Spanjë.

   

Aksident në punë. Humb jetën 25 vjeçari

Kukël, vendi ku punoi Ndre Mjeda, do të kthehet në ‘Monument Kulture’