Dy vëllezër shqiptarë shpëtojnë për mrekulli, edhe pse Golfi i tyre u përplas me forcë pas një pallati duke shkaktuar shembjen e ballkonit që zuri poshtë makinën e tyre
Romë, 21 nëntor 2011 – Për shkak të përplasjes së fortë me pallatin, ballkoni shembet, duke zënë nën vete makinën e dalë nga kontrolli, bashkë me dy vëllezër të rinj shqiptarë brenda që shpëtuan për mrekulli. Ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 5 , në rrugën Trento në Fidenza, dhe ende nuk dihet pse të rinjtë kanë humbur kontrollin e Golfit dhe janë përplasur pas pallatit. Praktikisht, dy të rinjtë, rezidentë në qytet, kur kanë mbërritur në udhëkryqin mes rrugëve Trento dhe Trieste, kanë përfunduar me makinën e tyre kundër kolonave mbajtëse të ballkonit. Ky i fundit është shembur menjëherë mbi makinën e vëllezërve, ndërsa ata ishin akoma brenda. Fatmirësisht kanë arritur të dalin nga makina pa pësuar as edhe një gërvishtje.