in

“Mbjell” kokainën në oborr. Arrestohet 39-vjeçari Ndoci

Karabinierët e shohin që fuste diçka nën dhe. Kur shkojnë e kontrollojnë zbulojnë dy kavanoza plot me kokainë

Romë, 21 nëntor 2011 – Florin Ndoci, 39 vjeç, punëtor, rezident në Minerbio të Bolonjës, është arrestuar natën e të shtunës (19 nëntor) në shtëpi të tij për mbajtje të paligjshme të një sasie të madhe lëndësh narkotike. Ndoci me precedent penal, pikërisht për drogë, më 7 prill ishte dënuar nga gjykata e Bolonjës të kryente punë shoqërore dhe të qëndronte në shtëpi nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit.

Të shtunën, karabinierët e gjendur pranë shtëpisë së tij e kanë parë në gjunjë në oborr. Duke parë orën e vonë të natës, karabinierëve nuk u ka pëlqyer sjellja e Ndocit, ndaj vendosin t-i bëjnë një kontroll apartamentit të tij. Zbulojnë se 39 vjeçari kishte futur nën dhe dy kavanozë me 471 gramë kokainë  dhe një peshore për ndarjen e dozave. Pratikisht e arrestojnë në flagrancë.

BE: Linjat ajrore shqiptare jashtë listës së zezë, falë Italisë

Zjarr në magazinën e fishekzjarrëve në Tiranë