in

Pëlhurat tradicionale shqiptare, nga Guri i Zi në Milano

Një dhuratë prej Shqipërie? Tani mund të gjeni në Milano tekstile tradicionale shqiptare të endura me dorë dhe që shiten me metra ose të konfeksionuara

Romë, 16 dhjetor 2011 – Në rrugën San Nicolai, në qendër të Milanos ka një dyqan të vogël ku gjithkush mund të gjejë pak Shqipëri. Quhet Guri i Zi dhe tregton tekstile tradicionale shqiptare të endura me dorë dhe që shiten me metra ose të konfeksionuara. Mbulesa tavolinash, peceta, çarçafëe peshqirë, komplete shtati për të rritur e fëmijë, të gjitha të endura me dorë me pambuk të cilësisë së lartë. Ky dyqan i hapur nga Idee Migranti Onlus, furnizohet nga 50 gra ë pikërisht në Gur të Zi endin këto tekstile që tani po njihen edhe jashtë Shqipërisë. Janë krijuar posaçërisht produkte të reja përveç atyre tradicionale, me ngjyra e motive që zgjerojnë gamën e atyre ekzistuese. Kryetarja e shoqatës Elena Galateri di Genolashpjegon se hapja e dyqanit është kurorëzimi i një pune pesëvjeçare. Të ardhurat e shitjes investohen sërish dhe objektivi është që të financohen edhe nisma te tjera në Shqipëri.

Prandaj, me rastin e festave të fundvitit, edhe revista Famiglia Cristiana fton blerësit që të shkojnë në këtë dyqan, ku tradita dhe arti i trashëguar brez pas brezi ne tezgjahët e grave shqiptare, shkrihet me solidaritetin dhe dëshirën për t’i krijuara atyre grave një jetë më të mirë.

Il razzismo è un reato. Breve guida all’autodifesa

Le borse di studio non bastano? Esclusi gli stranieri