in

Është Marsel Myftari grabitësi i vrarë në Recanati

Quhet Marsel Myftari dhe ishte 27 vjeç, shqiptari i vrarë natën e shkuar në Recanati (të Maceratës) me një plumb në kokë të qëlluar nga i zoti i shtëpisë ku po përpiqej të hynte.

Sipas rezultateve të para të hetimeve, Myftari ishte në Itali prej pak kohësh e nuk kish pasur më parë probleme me drejtësinë. Gjithnjë sipas forcave të rendit që po hetojnë mbi ngjarjen, ai bashkë me dy tre të tjerë, fillimisht kanë vjedhur piktura e sende të tjera me vlerë në një tjetër vilë ku kishin hyrë duke thyer xhamat e dritares. Më pas kanë shkuar në shtëpinë ku ndodhi edhe tragjedia.

Sipas të zotit të shtëpisë, ai nuk ka marrë nishan por thjesht ka qëlluar nga ka dëgjuar zhurmat, madje ka qenë ai vetë që ka telefonuar për të kërkuar ndihmë.

Myftari ka vdekur në spitalin Torrette të Anconës rreth orës tre të mëngjesit. I zoti i shtëpisë është nën hetim por nuk është arrestuar.

Recanati. I zoti i shtëpisë qëllon me armë kundër hajdutëve dhe vret njërin

Studentët: A ia vlen të kthehesh në Shqipëri?