in

Sekuestrohen 700 kg drogë, arrestohet një 24-vjeçar

Droga u zbuluar në një kamionçinë, pak para se të imbarkohej në një traget për Itali

Tiranë, 27 dhjetor 2011 – Plot 700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar në Portin e Durrësit pasditen e 26 dhjetorit.Njoftimin e ka dhënë policia e Durrësit që ka kryer operacionin.

Droga u zbulua dhe më pas u sekuestrua në një kamionçinë me targa AA 078 CC. Policia i ka hedhur prangat drejtuesit të mjetit, 24 vjeçarit Redi Furxhi.

Sipas policisë, mjeti do të udhëtonte drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës-Bari dhe u ndalua pak para imbarkimit. Ende nuk dihet origjina e drogës.

Studentët: A ia vlen të kthehesh në Shqipëri?

Nis edicioni i 50-të i Festivalit të Këngës në RTSh