in

Bashkimet familjare, sigurim shëndetësor për të moshuarit

Duhet bërë brenda tetë ditëve nga hyrja në Itali. Për momentin është i pamundur regjistrimi pranë Shërbimit shëndetësor kombëtar

Duke nisur nga nëntori i kaluar, kanë hyrë në fuqi rregulla më të rrepta në lidhje me bashkimet familjare. Ndër këto njëra parashikon që të moshuarit më të vjetër se 65 vjeç të cilët thirren nga fëmijët e tyre në Itali, duhet të kenë një sigurim shëndetësor apo të regjistrohen pranë Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, duke paguar një kontribut të përkufizuar nga një dekret i ministria e Punës dhe ajo e Ekonomisë. Në të vërtetë ky dekret është ende në diskutim e sipër, dhe për momentin është e mundur vetëm pajisja me një sigurim shëndetësor. Kështu sqaron ministria e brendshme, në një qarkore të dërguar pranë gjithë sporteleve unike, për imigracionin, i cili përkufizon edhe detaje të tjera të kësaj police të detyruar.

Pranohen vetëm sigurime shëndetësore që mbulojnë “rreziqet e sëmundjeve, aksidenteve, dhe mëmësisë (por sa mund të jenë nënat e reja mbi 60 vjeçare? Shënim i redaktorit)”. Gjithashtu policat nuk duhet të kenë afat skadimi, “në rast se nuk kërkohet regjistrimi pranë Ssn, duke derdhur edhe një kontribut që do të përcaktohet më pas”.

Nga kërkesa për bashkim familjar, deri në hyrjen e prindërve në Itali, kalojnë disa muaj, është e vështirë të dihet me saktësi se sa kohë nevojitet, prandaj nuk është e mundur pajisja me polica para kohe.

Ministria e Brendshme, ka përcaktuar se kur kërkon bashkimin familjar, i biri duhet vetëm të angazhohet për të firmosur policën për prindin. Pastaj kur ky të mbërrijë në Itali, do të ketë e shumta tetë ditë kohë për të firmosur efektivisht policën.

Legalizimet në konsullata me postë

Bonus për familjen edhe nëse të afërmit janë në atdhe