Raporti i fundit i organizatës joqeveritare mbi vitin 2011 vazhdon të fusë Shqipërinë mes vendeve “pjesërisht të lira”
Romë, 19 janar 2012 – Shqipëria dhe Kosova futen në kategorinë e “vendeve me liri të pjesshme” në raportin e fundit të organizatës Freedom House. Raporti i fundit i kësaj OJQ-je merr në shqyrtim të drejtat politike dhe liritë qytetare të vendeve të ndryshme nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit të shkuar.
Sipas Freedom House, vendet me liri të pjesshme shpesh vuajnë nga një korrupsioni, shtet i dobët i të drejtës, ambient politik në të cilin mbizotëron një parti e vetme (edhe pse ka njëfarë pluralizmi) apo nga konflikte fetare.
Bashkë me Shqipërinë e Kosovën renditen si vende “pjesërisht të lira” edhe Bosnja dhe Maqedonia. Ndërsa Serbia dhe Mali i Zi renditen mes “vendeve të lira”.