in

Taksa për lejet e qëndrimit nga 80 në 200 euro. Ja si paguhet

Nga sot hyn në fuqi “kontributi për lëshimin e përtëritjen” i kërkuar nga qeveria Berluskoni dhe ende e pamodifikuar nga qeveria Monti (edhe pse është paralajmëruar një gjë e tillë). Do të paguhet me një buletin postar në një llogari rrjedhëse në emër të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave

Romë, 30 janar 2012 – Erdhi. Nga sot, për të kërkuar e përtërirë lejen e qëndrimit duhet paguar nga 80 deri në 200 euro më shumë. Falë një dekreti të nënshkruar tetorin e shkuar nga Maroni dhe Tremonti, që megjithë premtimet, qeveria e re ende nuk ka ndryshuar.

Shuma e “kontributit për lëshimin dhe përtëritjen e lejes së qëndrimit” ndryshon në bazë të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit: 80 euro nëse ajo zgjat nga tre muaj në një vit, 100 euro nëse zgjat më shumë se një vit e deri në dy vjet dhe 200 euro nëse është lejeqëndrim BE për qëndruesit afatgjatë, e ashtuquajtura akrtë qëndrimi. Kjo shumë i shtohet 27,50 eurove të shtypit të lejeqëndrimit elektronik, 30 eurove të kërkuara nga postat për shërbimin e ofruar dhe pullë-taksës prej 14,62 euro.

Qoftë kontributi i ri, qoftë shuma për shtypin e lejeqëndrimit elektronik paguhen të dyja bashkë në një buletin të vetëm në lloraginë rrjedhëse postare nr. 67422402, në emër të Ministrisë së Ekonomisë dhe financave – departamenti i Thesarit. Kështu për shembull, kush përtërin një lejeqëndrim dy vjeçar, duhet të paguajë me një buletin të vetëm 127,50 euro (100 kontributi + 27,50 shtypja e lejeqëndrimit elektronik).

Taksa/kontributi i ri nuk do të paguhet në rastet e lejeve të qëndrimit për të mitur, përfshirë edhe ata të ardhur me një bashkim familjar. Nuk paguajnë këtë taksë as të huajt e ardhur në Itali për kura mjekësore dhe shoqëruesit e tyre, dhe as ata që kërkojnë leje qëndrimi për azil politik, mbrojtje humanitare. Kontributi nuk prek as ata që përditësojnë të dhënat apo konvertojnë një lejeqëndrim të vlefshëm.

Çfarë do të bëhet me këto para? Gjysma e tyre do të shkojë për financimin e “Fondit të riatdhesimeve”, me rezultatin e çuditshëm që imigrantët e rregullt do të paguajnë dëbimet e klandestinëve, gjysma tjetër do t’i shkojë ministrisë së Brendshme për shpenzimet e rendit publik dhe sigurinë, për të financuar sportelet unike dhe aktualizimin e marrëveshjes së integrimit. (E.P.)

Shtetësia. Fini: “Parlamenti të japë një sinjal”. Por nga PdL dhe Lega përsëri “Jo”

Financierët ndalojnë tre persona për transferim të paligjshëm parash