in

Garë shpejtësie në qendër të Ternit, paditen dy 33-vjeçarë

Dy shqiptarëve, veç denoncimit, u është tërhequr patenta dhe u është sekuestruar makina

Romë 7 shkurt 2012 – Bënin garë shpejtësie me makinë rrugëve të qendrës së Ternit dhe për këtë arsye dy shqiptarë 33 vjeç janë paditur nga karabinierët për shkelje të normave që ndalojnë një gjë të tillë, sepse vënë në rrezik jetën e atyre që e bëjnë dhe të personave të tjerë, këmbësorë apo shoferë qofshin.

Karabinierët, veç paditjes, u kanë tërhequr patentat dhe sekuestruar makinat.

Nga verifikimet e para duket se rasti nuk është i lidhur me ndonjë rrjet kriminal që organizon gara të tilla klandestine (gjë që ndodh herë pas here qyteteve të Italisë), por është thjesht një budallallëk, një “lojë” e dy 33-vjeçarëve.

Me tre plumba këmbëve, braktiset në spitalin San Martino në Genova

Të paktën 5.577 euro në vit për të qëndruar në Itali