in

Të paktën 5.577 euro në vit për të qëndruar në Itali

Ka arritur në 5.577 euro shuma vjetore e çekut social për vitin 2012, që u paguhet nga shteti të moshuarve më në nevojë. U jepet vetëm të moshuarve të huaj që janë mbi 65 vjeç, jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve dhe kanë kartën e qëndrimit. Por shuma është e rëndësishme për të gjithë të huajt pasi asaj i referohen kriteret e të ardhurave për përtëritjen e lejes së qëndrimit apo për bashkimin familjar

Romë, 7 shkurt 2012 – Është 5.577 euro në vit apo 429 euro për 13 këste, vlera e çekut social për vitin 2012. U takon shtetasve italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, me moshë mbi 65 vjeç, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve dhe kanë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku.

Imigrantët që përmbushin këto kritere janë relativisht pak.

Edhe pse në të vërtetë janë pak të moshuarit e huaj që përmbushin të  gjitha kriteret për të marrë çekun, ai është i rëndësishëm për miliona të huajt që punojnë e jetojnë në Itali pasi është kriteri bazë ekonomik që më shpesh përdoret nga ligji mbi imigracionin për të përcaktuar kapacitetin ekonomik e për rrjedhojë edhe të drejtën për të jetuar në Itali apo për të sjellë këtu familjen. Për të përtërirë lejeqëndrimin, për shembull, nevojiten të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku. Për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku plus gjysmën e tij për çdo familjar që kërkon të sjellësh.

Edhe shtetasit komunitarë, nëse nuk kanë një punë, sidoqoftë, duhet të tregojnë të ardhura mujore të paktën sa shuma e çekut social për të qëndruar në Itali më gjatë se 3 muaj. (shqiptariiitalise.com)

 

 

 

Garë shpejtësie në qendër të Ternit, paditen dy 33-vjeçarë

Berisha: “Shtetësinë shqiptare të gjithë të huajve që investojnë mbi 100 mijë euro”