in

Shqipëria në darën e të ftohtit

Qarku Elbasan
Moti i ftohtë që ka përfshirë ditët e fundit vendin, i shoqëruar me reshje dëbore dhe ngrica ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akse të ndryshme rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme si dhe në drejtim të pajisjes së automjeteve me pajisjet dimërore. Vështirësi ka në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë ku disa akse janë të bllokuara. Në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Korçës ku akset rrugore duhet te kalohen me zinxhirë, në segmentin rrugor Vlorë- Llogora, ku lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë.

Në Tiranë humb jetën nga i ftohti 35-vjeçari Alfred Talka

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në kryeqytet. Është 35-vjeçari Alfred Talka, i gjetur i vdekur pranë urës së Minsitrisë së Jashmte. Trupi i pajetë i 35-vjeçarit është vërejtur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Alfred Talka rezulton të jetë me origjinë nga Korça, ndërkohë nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i vdekjes dyshohet të jetë i ftohti dhe pija alkoolike. Sipas policisë 35-vjeçari dyshohet të jetë endacak dhe nata mund ta ketë zënë poshtë urës.

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit është vërejtur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë.

Të hënën, Ahmet. M, 63 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, punëtor në aksin rrugor Voskop-Voskopojë, u gjet i ngrirë nga dëbora rreth orës 21:00. Me gjithë ndihmën e dhënë nga një ambulancë e spitalit rajonal të Korçës, që shkoi në vendin e ngjarjes, rreth orës 23.30, 63 vjeçari ndërroi jetë në banesën e tij.

Il censimento. L’ultima chiamata per i cittadini albanesi di Roma

Padi kolektive për shtetësinë dhe kartën e qëndrimit