in

Mbi 480 të vdekur në Europë për shkak të motit të keq

Ukrahina dhe Polonia vendet me më shumë viktima. Në Itali nga 1 shkurti deri më sot për të ftohtit e acartë dhe reshjet e jashtëzakonshme të borës kanë humbur jetën të paktën 40 persona. Në Rusi temperatura shkon minus 30 gradë celsius

Romë 9 shkurt 2012 – Ka kapërcyer shifrën 480 bilanci i viktimave të ditëve të shkurtit për shkak të motit të acartë në Europë. Ndër zonat më të goditura nga kjo valë e jashtëzakonshme të ftohti dhe dëbore janë edhe Italia e vendet e Ballkanit.

Viktimat më të shumta në numër janë në Ukrahinë, plot 136 persona kanë humbur jetën dhe situata meteorologjike po përkeqësohet aq sa në fundjavë parashikohen -30 gradë nën zero. E rëndë situata edhe në vende të tjera të Europës qendrore e lindore: në Poloni numri i të vdekurve ka shkuar në 74 persona, në Rumani 41, në Bullgari 8, Republikën Çeke në 24, në Lituani 23, në Letoni 10, në Sllovaki 3 dhe një në Estoni.

Në Ballkan situata është e rëndë kudo dhe numërohen 23 viktima. Në Serbi, Kroaci Maqedoni e Mal të Zi ka mbi 70 mijë vetë që kanë mbetur të izoluar.

Të vdekur nga të ftohtit edhe në vende të Europës perëndimore si Austria e Franca, me 5 viktima secila, Gjermania, 4 viktima. Bilanci më negativ i përket Italisë ku nga të ftohtit e ditëve të fundit  kanë vdekur jetën deri më sot të paktën 40 vetë, dhe ku parashikohet një fundjavë akoma më e ftohtë e me më shumë probleme se ajo e kaluara.

Në Shqipëri, mediat flasin për të paktën pesë të vdekur nga i ftohti, por sipas zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë pohuar se është vetëm një viktimë nga temperaturat e ulëta. Është një endacak 37 vjeçar, që u gjet ditën e djeshme, pranë Ministrisë së Jashtme, bëri të ditur për ATSH-në drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Ndërkohë në vend janë shtuar dhe rastet me virozat stinore, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 22 mijë në javë. Autoritetet shëndetësore apelojnë për më shumë kujdes, ndërsa theksojnë se nuk ka vend për panik.

 

Shtetësia dhe vota. Mblidhen 70 mijë vota, tani duhen autentikuar

Shtetësi nderi për shtatë fëmijë shqiptarë