Dekreti i ligjit mbi thjeshtëzimet nxjerr përfundimisht në pension modelin Q. Mjafton komunikimi i punësimit
Romë, 13 shkurt 2012 – Kush punëson një të huaj nuk duhet t’i nisë më me postë kontratën e qëndrimit (modelin Q) Sportelit Unik për Imigracionin, mjafton të bëjë komunikimin e punësimit. E kishte thënë para ca kohësh ministria e Brendshme, prej disa ditësh e thotë edhe ligji.
Sipas tekstit unik mbi imigracionin, punëdhënësi e punonjësi i huaj duhet të lidhin një kontratë qëndrimi (duke përpiluar modelin Q) me të dhënat e të dyve dhe kushtet e marrëdhënies së punës. Për më tepër, punëdhënësi deklaron edhe që punonjësi ka një vendstrehim dhe se angazhohet t-i paguajë shtetit shpenzimet për riatdhesimin e mundshëm të të huajit.
Nga prilli i shkuar, të gjitha këto informacione gjenden edhe në komunikimin e detyrueshëm të punësimit (modeli i unifikuar i punës – Modello Unificato Lav.). Për të shmangur punë të dyfishtë, në fund të nëntorit ministria e Brendshme kishte shpjeguar me një qarkore që punëdhënësit, përfshirë familjet që punësojnë bashkëpunëtore nuk duhet t’i dërgojnë më sportelit unik modelin Q.
Dekreti i ligjit mbi thjeshtëzimet, që më 9 shkurt u botua në Gazetën Zyrtare, ka ripohuar përmbajtjen e asaj qarkoreje, duke i dhënë kështu forcën e ligjit.
Lexo edhe: Kontrata e qëndrimit del në pension. Çfarë ka ndryshuar?