in

Aleanca Kuq e Zi nga sot është parti politike

Gjykata e Tiranës ka regjistruar sot Aleancën Kuq e Zi si forcë politike. Në krye të Partisë së re deri në kongresin e majit, themeluesi i saj Kreshnik Spahiu

Tiranë, 21 mars 2012 – Nga sot Aleanca Kuq e Zi është forca politike më e re në Shqipëri. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e dorëzuar rreth dy javë më parë nga Aleanca Kuq e Zi bashkë me 3.700 firmat e nevojshme, statusin dhe programin e saj.

Kryetar i kësaj partie është regjistruar Kreshnik Spahiu, themeluesi i Aleancës Kuq e Zi. Por, ky i fundit do të jetë në këtë post deri në muajin maj, kur dhe do të organizohet Kongresi i Aleancës Kuq e Zi. Aty do të votohet në mënyrë transparente për kryetarin – që me siguri do të jetë sërish Kreshnik Spahiu –dhe përdrejtuesit e tjerë të kësaj lëvizje politike.

 

Flukset. U hapet rruga 35 mijë punonjësve sezonalë dhe 4 mijë personave me formim në atdhe

Taksa-shtesë mbi dokumentet e Republikës Autonome të Konsullatës Shqiptare në Milano