in

Në Mal të Zi vetëm me letërnjoftim

Në datën 21 mars 2012 ka hyrë në fuqi marrëveshja për kalimin e pikave kufitare Shqipëri – Mal i Zi edhe vetëm me letërnjoftim

Ministrat e Jashtëm Haxhinasto e Rocen
Tiranë, 26 mars 2012 – E nënshkruar më 14 dhjetorin e shkuar nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto me homologun e tij të Malit të Zi, Milan Roćen, dhe e ratifikuar më 31 janar të këtij viti nga Komisioni i Jashtëm parlamentar, marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Shqipëria në Mal të Zi dhe anasjelltas, ka hyrë në fuqi më 21 mars. 

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve, duke përdorur për këtë qëllim qoftë pasaportat, qoftë vetëm letërnjoftimet elektronike.

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së inisiativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lancoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i qujatur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”, nxitur edhe nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.

Kjo marrëveshje do të lehtësojë dhe nxisë lëvizjen e njerëzve, duke krijuar një klimë të re rajonale, në funksion të integrimit të plotë në familjen evropiane.

Kurs formimi e italishteje në Shqipëri, për t’u punësuar në Itali

Vret gruan me thikë në mes të rrugës. Arrestohet menjëherë Pashko Gjelaj