in

Sezonalët, punësimet, certifikatat. Senati u hap rrugën rregullave të reja

Pallati Madama i hap rrugën konvertimit të dekretit të thjeshtëzimeve. Ja cfarë parashikohet për imigrantët

Romë 30 mars 2012 – Senati ka miratuar dje paradite projektin e ligjit të konvertimit të dekretit të thjeshtëzimeve. Teksti, që modifikon edhe disa norma mbi imigracionin, duhet të kthehet në Dhomën e Deputetëve për të marrë miratimin përfundimtar.

Risitë më të rëndësishme, tashmë në fuqi, kanë të bëjnë me punonjësit sezonalë. Është futur një mekanizëm i heshtjes-miratim për kërkesat e punësimit për ata që kanë qenë më parë në Itali në vitet e mëparshme.  Nëse Sporteli Unik mbi Imigracionin nuk i përgjigjet brenda 20 ditëve kërkesës së paraqitur nga punëdhënësi, kërkesa konsiderohet e pranuar e punonjësit mund t’i lëshohet menjëherë viza për të ardhur në Itali. Për më tepër, me të mbaruar një kontratë pune, një punonjës do të mund të nënshkruajë menjëherë një të re, dhe të përtërijë lejen e qëndrimit, duke vazhduar të qëndrojë në Itali deri për një maksimum prej nëntë muajsh.

Dekreti ka vendosur përfundimisht edhe që kur punësohet një i huaj nuk duhet nisur më kontrata e qëndrimit (modeli Q)në Sportelin Unik për Imigracionin. Është e mjaftueshme që të përpilohen të gjitha fushat e komunikimit të detyrueshëm, përfshirë ato specifiket për punonjësit e huaj.

Së fundi, një normë e futur gjatë rrugëtimit parlamentar është ajo që shtrin përdorimin e vetëcertifikimeve edhe në procedurat që kanë të bëjnë me imigracionin, si për shembull kërkesat e përtëritjes së lejeve të qëndrimit. Do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2013 dhe ndërkaq Kuesturat dhe Prefekturat do të vihen në rrjet me zyrat e tjera të administratës publike për të shkëmbyer më shpejt të dhënat që duhen verifikuar.

Elvio Pasca 

Ministri i Jashtëm Haxhinasto: Do të reagojmë për shërbimin e prenotimit me pagesë në Konsullatën e Milanos

Gjykata e Vlorës jep ‘burg pa afat’ për Altin Hoxhën, të arratisurin nga burgu i Romës