in

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e papritur në spital të 28-vjeçarit Shkrela

Ka vdekur ditën e hënë në spitalin e Pordenones i riu shqiptar rezident prej vitesh në Fratta të Maniagos që prej disa ditësh kishte temperaturë të lartë. Vëllai i ka kërkuar prokurorisë të verifikohet nëse ka pasur ndonjë neglizhencë apo gabim të mjekëve

Ermali me të fejuarën Valentina
Romë, 12 prill 2012 – Ka tronditur komunën Maniago të Pordenones vdekja e papritur e 28 vjeçarit Ermal Shkreli të hënën pas Pashkëve. Ka ndodhur të hënën pas Pashkëve në spitalin e Pordenones. Pas disa ditëve me temperaturë të lartë, Ermali ishte paraqitur të premten e shkuar në Ndihmën e Shpejtë të Maniagos ku kishin vendosur ta çonin në spitalin e kryeqendrës së provincës. Ermali ka qenë i vetëdijshëm deri të shtunën në mbrëmje kur mjekët e kanë vënë në koma farmakologjike për shkak të temperaturës shumë të lartë. Të hënën, papritur djali ka ndërruar jetë.

Sot Prokuroria e Pordenones kërkon të hedhë dritë mbi vdekjen e tij. I vëllai, Ervini, ka paraqitur padi me të cilën u kërkon organeve të drejtësisë të verifikojnë shkaqet e vërteta të vdekjes së Ermalit, dhe të shohin nëse ka ndonjë gabim të mundshëm të mjekëve. Prokuroria ka nisur hetimet me sekuestrimin e kartelës klinike të djalit, pa paditur asnjë mjek në veçanti, dhe ka vendosur që ditët e ardhshme të bëhet autopsia.

Ermal Shkrela jetonte prej vitesh në Itali bashkë me familjen, nënën shtëpiake, babain punëtor në një fabrikë të zonës dhe vëllain Ervin e motrën Neda. Punonte në ndërmarrjen Stemar të Maniagos dhe bashkëpunonte me një diskotekë të njohur të provincës së Pordenones. Prej disa vjetësh ishte i fejuar me Valentinën, një vajzë vendase, me të cilën mendonte të ngrinte familje. Në Maniago Ermali e familja e tij kanë fituar besimin e dashurinë e të gjithë atyre që i njohin, si njerëz punëtorë e të afrueshëm, të mirë integruar në qytezë. Me dhjetëra mesazhet në profilin e tij facebook të miqve dhe të afërmve, italianë e shqiptarë që i shprehin dashurinë dhe hidhërimin e thellë për ndarjen e tij nga jeta.

Sportel italian në Shqipëri për favorizimin e punësimit në Itali

25.000 “mi piace” per Stranieri in Italia, grazie a tutti!