in

Arrestohet në Vlorë një 38-vjeçar i kërkuar nga organet e drejtësisë në Itali

Ilir Hodaj, në korrik të vitit 2010, është dënuar nga Gjykata Penale e Firences me 4 vjet e gjysmë heqje lirie, me akuzat e pengmarrjes, shfrytëzimit të prostitucionit dhe të armëmbajtjes pa leje

Tiranë, 13 prill 2012 – Brenda pak ditëve, një sërë personash janë ndaluar nga policia shqiptare për llogari të drejtësisë shqiptare.

Arrestimi i fundit, të enjten, më 12 prill, Ilir Hodaj, 38 vjeç nga Vlora, i kërkuar nga drejtësia italiane për kryerjen e disa veprave penale u arrestua nga Policia e qytetit bregdetar, ku për afro dy vjetësh ai qëndronte i fshehur.

38 vjeçari, në korrik të vitit 2010, është dënuar nga Gjykata Penale e Firences me 4,5 vjet heqje lirie, me akuzat e “pengmarrjes, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtjes pa leje”. Prej atij viti ai ishte larguar nga Italia për t’u strehuar në qytetin e lindjes. Hodaj do të qëndrojë i izoluar në një nga qelitë e paraburgimit, në pritje të kryerjes së procedurave të ekstradimit drejt Italisë. 

Disa nga personat e arrestuar së fundi në Shqipëri: nga Altin Hoxha, sykaltri i arratisur nga burgu Regina Coeli i Romës, i kapur në fund të marsit në Vlorë, apo Ervin Ferhati, 32 vjeç, i dënuar me 20 vjet burgim nga Gjykata e Romës për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” i kapur në Tiranë, apo 48 vjeçari H. Kashta në Sukth të Durrësit i dënuar me 10 vjet e 8 muaj burg nga gjykata e Riminit, për abuzim seksual  me të bijën. Rasti më i bujshëm, arrestimi në Fier, i Fatmir Kajollit, 47 vjeç, i dënuar para shumë vitesh nga Gjykatat e Milanos e Romës me 40 vjet burg. Në Fier  kishte bërë ndërkohë karrierë si biznesmen ndërtimi, përfshirë edhe ndërtim rrugësh, me veprimtari politike dhe m e lidhje me disa ministra e politikanë të njohur në nivel lokal dhe qendror. Nga të gjithë, Kajolli (edhe pse i dënuar më shumë se të gjithë të tjerët) është i vetmi që, në pritje të procedurave të ekstradimit në Itali, është lënë në arrest shtëpie.

“Passepartout”, la chiave di Alfred Mirashi Milot che apre tutte le porte

Tre milionë shqiptarë me letërnjoftime elektronike