in

Ndalohet në Kukës 59-vjeçari Buceza i kërkuar nga drejtësia italiane

Gjykata e Milanos kishte lëshuar ndaj Asjan Bucezës  urdhrin e arrestit  në vitin  2005  për akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës

Tiranë, 19 prill 2012 – Është ndaluar sot pasdite në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës një shtetas  të kërkuar nga Interpoli. 

Sipas ATSh-së, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 kur në sportelin e hyrjes në  Shqipëri është paraqitur Asjan Buceza, 59 vjeç,  banues në Shinavlash  të  Durrësit. Gjatë kontrollit në sistemet e regjistrimit kufitar, pas verifikimit  rezultoi se ai   ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet  gjyqësore të Milanos kishin lëshuar ndaj këtij qytetari urdhrin e arrestit  me 6 qershor të vitit  2005  për akuzën  e pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës.

Për të ndaluarin kanë nisur procedurat e  ekstradimit të tij në Itali.

Favorizuan emigracionin klandestin, ndiqen penalisht policë të Rinasit

Autokandidatura e Nanos për president: “Kam platformë konkrete dhe vizion për integrim”