in

Paraqitja e kërkesave për flukset e sezonalëve. Udhëzues i ilustruar

Nga regjistrimi në faqet internet të ministrisë së Brendshme deri te nisja e kërkesës. Ja si veprohet

Romë, 20 prill 2012 – Kërkesat për punësimin sezonal të 35 mijë punonjësve të huaj mund të nisen nga sot deri në fund të vitit 2012.

Për nisjen e kërkesave punëdhënësit mund të kërkojnë ndihmën e shoqatave të kategorisë apo të konsulentëve të punës. Por mund të bëjnë gjithçka edhe vetë. Mjafton të ndjekin hap pas hapi këtë prijës të thjeshtë

1) Lidhuni në adresën internet nullaostalavoro.interno.it. Kush është i regjistruar më parë të kalojë direkt e në pikën 4, përndryshe të shtypë butonin “Effettua registrazione”:

2) Përpiloni formularin e regjistrimit me të dhënat tuaja personale, fusni 5 germat e kontrollit dhe shtypni “Invia”:

3) Siç shpjegohet në mesazhin e konfirmimit, do të merrni një mail me udhëzimet për përfundimin e regjistrimit:

4) Pasi të jeni regjistruar Pasi të lidheni me nullaostalavoro.interno.it, futni email dhe fjalëkalimin në kolonën në të majtë, “accesso per utenti registrati”,  dhe shtypni “invia”:

5) Në faqen “servizi disponibili”, Shtypni mbi “richiesta moduli”, lart në të majtë:

6) Zgjidhni “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtypni “Avanti” për ta përpiluar të gjithin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e punëdhënësit:

9) pastaj ato të punonjësit:

10) KUJDES: duhet specifikuar nëse kërkohet autorizim vjetor, i vlefshëm vetëm për hyrjen e punonjësit në Itali në vitin 2012 apo shumëvjeçar, që i lejon të huajit që vitet e ardhshme të vijë në Itali me një procedurë më të thjeshtë e pavarësisht nga dekreti i flukseve:

11) Në propozimin e kontratës së punës duhet të shënoni periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrat e punonjësit:

12) më pas duhet të shënoni vendin e punës …

13) … dhe ku do të strehohet punonjësi:

14) Duhet edhe të angazhoheni se do të paguani riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe të komunikoni çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15) Fusni informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe mbi xhiron e ndërmarrjes:

16) Trego ku dëshiron të marrësh komunikimet e administratës:

17) Fusni të dhënat e një pullë-takse me vlerë 14,62 euro, shfaqet butoni i konfirmimit dhe shtypni mbi “Invia” për të nisur kërkesën:

Elvio Pasca

Ambasadori italian në Vlorë: “Shqipëria vendi më i preferuar për investime”

Trafik klandestinësh në Rinas, të përfshirë 12 oficerë