“Diskriminim i pajustifikuar, që shkel të drejtën komunitare”. Brukseli jep mendimin e tij me kërkesë të ASGI-t
Romë, 11 maj 2012 – Aftësia e kujdesi në timon të makinës fitohen me eksperiencë, janë cilësi që nuk kanë të bëjnë me shtetësinë, ndaj të detyrosh të huajt të paguajnë tarifa më të larta RC auto (sigurimi i detyrueshëm për makinën) se italianët është diskriminim i pajustifikuar.
Ky është mendimi i Komisionit Europian, i pyetur nga Shoqata mbi Studimet Juridike për imigracionin, ASGI, mbi tarifat më të larta të parashikuara nga shumë kompani italiane për klientët e huaj. Asgi dhe ‘Avvocati per Niente’ me anë të padive ankimore kundër diskriminimit – të mbyllura të gjitha jashtë sallës së gjyqit – kanë arritur të bindin kompani si Genialloyd, Zuritel spa, Zurich e Quixa të bëjnë prapakthehu. Por fenomeni është akoma i përhapur ndaj ASGI iu drejtuar Brukselit.
Karel van Hulle, kreu i Njësisë për Sigurimet e Pensionet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tregut të Brendshëm dhe të Shërbimeve e Institucioneve financiare, është përgjigjur se kjo praktikë shkel të drejtat e njohura në BE. Të parashikosh një kriter shtetësie në përcaktimin e tarifave të sigurimeve, shkruan ai, “mund të përfaqësojë një shtrëngim diskriminues të të drejtës së përfitimit të një shërbimi që nuk duket i justifikuar, pasi shtetësia nuk ndikon (ndryshe nga përvoja në ngarjen e makinës, për shembull) mbi aftësinë e personit në dhënien e makinës dhe për këtë arsye shtetësia nuk përbën faktor për t’u marrë në konsideratë në përllogaritjen e tarifës së sigurimit”.
Për rrjedhojë, sipas Komisionit Europian, ky shtrëngim shkel nenin 56 të Traktatit tmbi funksionimin e BE-së sepse “në bazë të vendimeve të Kolegjit të Drejtësisë, liritë themelore të traktatit aplikohen, parimisht, në rastin e pengesave në përfitimin e shërbimeve që vijnë nga masat e adoptuara nga një autoritet publik apo nga praktikat e ndjekura nga organizma privatë”.
Ndërsa kur tarifat më të shtrenjta prekin shtetasit e BE-së, si për shembull rumunët, shkelet direktiva 2004/38/CE, e pranuar nga Italia, mbi lirinë e lëvizjes dhe të qëndrimit të komunitarëve. Kjo direktivë parashikon që shtetasit komunitarë dhe familjarët e tyre duhet të gëzojnë trajtim të njëjtë me vendasit në fushën e aplikimit të traktatit.
Së fundi, Komisioni Europian nënvizon që parimi i barazisë së trajtimit me shtetasit vendas në përftimin e të mirave dhe të shërbimeve në dispozicion të publikut, përfshirë shërbimet siguruese, duhet të aplikohen edhe ndaj shtetasve të vendeve të treta titullarë lejeqëndrimesh BE për qëndruesit afatgjatë. Pra kush ka të ashtuquajturën “kartë qëndrimi”, “duhet trajtuar njësoj si italiani me të njëjtën dëshmi rrezikshmërie, për sa i përket sigurimit të makinave”.
Mbi të njëjtën temë:
Sigurimi i makinave më i shtrenjtë për imigrantët
Sigurimet e makinës më të shtrenjta për imigrantët. “Zyrich e Quixa diskriminojnë”
Zyrich e Quixa heqin dorë nga tarifat etnike
Genialloyd heq shtesën për jo komunitarët