in

1 Qershor, festa e fëmijëve

Veprimtaria kushtuar fëmijëve e shoqatës Scanderbeg, e kthyer tashmë në traditë të bukur festive për të vegjël e të rritur, këtë vit do të zhvillohet në sheshn Pablo të Parmës, të dielën nga ora 15.00.

Anëtarët e shoqatës, organizues të veprimtarisë sigurojnë se do të jetë një ditë e mbushur me surpriza, gjatë të cilës nxënësit e shkollës shqipe të Parmës do të dëfrehen me lojëra të ndryshme dhe do të përshëndesin prindër e mësues me recitime e këngë.

Gjatë festës nxënësve që kanë ndjekur shkollën shqipe do t’u shpërndahen diplomat dhe dhurata të ndryshme. 

Parma: Fëmijët e shkollës Scanderbeg në festë  – Reportazh nga festa e fëmijëve e vitit të shkuar

Shqiptari i Italisë u uron më të vegjëlve Gëzuar festën me filmin vizatimor “Kau dhe Ujku”

‘Unë jam Shqiptar’ – Mbrëmje artistike në Romë

Grekë, çfarë keni bërë me miliardat tona?