in

Tërmeti në Emilia. Policia: “Nevojitet ndërhyrja e Qeverisë edhe për zgjatjen e lejeve të qëndrimit”

Felice Romano (SIULP): “Ka nevojë për masa urgjente nga qeveria. Disa zyra janë të papërdorshme. Ata që kanë humbur vendin e punës mund të kthehen në emigrantë të paligjshëm.”

Romë, 5 qershor 2012 – “Ka nevojë për një masë urgjente me të cilën të shtyhen të gjitha afatet për lëshimin dhe përtëritjen e  lejeqëndrimeve për shtetasit e huaj që jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Emilia”.

Kështu shprehet me bindje Felice Romano, sekretari i Siulp, një prej sindikatave  kryesore të policisë. Ai i ka shkruar Ministres së Punëve të Brendshme Anna Maria Cancellier për t’i kërkuar një ndërhyrje pranë qeverisë. Në një komunikatë bën të ditur se “është i sigurt që përgjigja nuk do të vonojë”.

“Kjo masë – shpjegon Romano – përveç se del e nevojshme sepse disa zyra të policisë janë të papërdorshme në zonat e prekura si Mirandola, por është gjithashtu e nevojshme për të mos goditur dyfish ata që, duke mos pasur mundësi të gjejnë punë sepse aktivitetet prodhuese janë të  dëmtuara dhe me vonesa për shkak të tërmetit, mund të ndodhen madje edhe në kushtet e klandestinitetit, e pra mund të preken nga dekrete dëbimi “.

“Një shtyrje prej disa muajsh e skadencave, duke ditur që ndërkohë këmbëngulja imagjinata dhe aftësia e sipërmarrësve të emilianë do të vërë në regjim pune aktivitetet prodhuese, përveç se është një akt i nevojshëm për të ripërtërirë frymën pritëse, karakteristike e vendit tonë të madh, do të bënte të mundur edhe krijimin e një tabloje të qartë dhe të pakushtëzuar mbi ata që me të vërtetë ka të drejtë të qëndrojnë në territorin tonë “, përfundon sekretari Kombëtar i Siulp.

‘Non c’è dolcezza’ – Romani i fundit i Anilda Ibrahimit

Monti: “No a crisi di governo per la riforma della cittadinanza”