in

Për tentativën e vrasjes të të burgosurit Muja, pezullohet drejtori i burgut

I arrestuar para pak ditësh në Shqipëri, si i kërkuar nga drejtësia Italiane, Klevis Muja plagoset rëndë në burgun e Lezhës nga një i burgosur tjetër. Sot pezullohet nga puna drejtori dhe katër punonjës të burgut

Klevis-MujaPezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse, Drejtori i Burgut të Lezhës, Valentin Miri dhe të gjithë anëtarët e ekipit të sigurisë së burgut (nga shefi i policisë Besim Rama, tek punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi). Ngjarja që shkaktoi këtë furtunë është plagosja në burgun e Shën Kollit në Lezhë e të burgosurit Klevis Muja. Nuk bëhet fjalë për një të dënuar të zakonshëm, ai është kryetari i komunës Rrethinë të Shkodrës, i arrestuar pas kërkesës së autoriteteve italianë të cilat e kanë shpallur në kërkim.

Klevis Muja, 38 vjeç, kryetari socialist i komunës Rrethina në rrethin e Shkodrës, ishte në kërkim në kuadrin e operacionit “Shah Mat” të Prokurorisë së Barit e cila zbuloi një organizatë trafikantësh droge me degëzime dhe në Serbi, Mal te Zi dhe Zvicër, përveç se në Itali dhe Shqipëri.  Pas arrestimit më 1 qershor nga autoritetet shqiptare, Klevis Muja u plagos rëndë me kaçavidë nga shoku i tij i qelisë Xheladin Kruja, 33 vjeç. Aktualisht i plagosuri, në gjendje shumë të rëndë, ndodhet në Spitalin Ushtarak, i rrethuar nga forca të shumta policie.  Mjekët e konsiderojnë në rrezik për jetën, ndërsa avokati i tij, Ardian Visha e cilëson aktin si një atentat mafioz të porositur.

 

Fotografja Linda Vukaj çon tokat e Verdit në Brazil

‘Non c’è dolcezza’ – Romani i fundit i Anilda Ibrahimit