in

Shpërthim në Conversano. Nxirret nga gërmadhat i gjallë çifti shqiptar

Një shpërthim për shkak të një rrjedhjeje gazi ka hedhur në tokë dy pallate në Conversano, pranë Barit. Dhjetë persona të plagosur. Zjarrfikësit kërkojnë tre persona mes gërmadhave 

Shpërthim në Conversano. Nxirren nga gërmadhat të gjallë çifti shqiptar

Romë, 7 qershor 2012 – Dalja e gazit ka shkaktuar sot në mëngjes rreth orës 8.45 një shpërthim të fuqishëm në një ndërtesë të qendrës historike të Conversanos dhe rrënimin e dy pallateve në rrugën Zingari. Nga gërmadhat janë nxjerrë deri tani një çift shqiptar që janë dërguar në spital bashkë me disa të tjerë. Të gjithë të plagosur në gjendje të hehtë.

Kërkimet janë përqendruar për një çift turistësh dhe vajzën e tyre 18 muajshe. Mendohet të jenë nën gërmadha pasi kishin marrë me qira një apartament të njërit prej pallateve të shembur. Në këto çaste, zjarrfikës e njerëz të mbrojtjes civile provojnë t’u telefonojnë por çifti nuk i përgjigjet celularit që vazhdon të bjerë.

Shqiptari i Italise

Freedom House: “Shqipëria në rënie në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor”

Serbët djegin flamurin shqiptar në Zvicër. Reagojnë ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës