Nga 12 qershori deri më 15 shtator, një linjë e re trageti do të lidhë portin puljez me Durrësin
Nga 12 qershori kompania greke e lundrimit Anek Lines do të lidhë portet e Barit dhe Durrësit për transportimin e pasagjerëve dhe automjeteve. Lajmi është dhënë nga kompania dhe nga Autoritetet e Portit Levante të Barit. Në bashkëpunim me kompanjinë Adriatica Traghetti, Anek Lines do të lidhë çdo ditë dy brigjet. Udhëtimi i përditshëm është në program deri më 15 shtator.
Kompania greke, e cila ka marrë çertifikatën ndërkombëtare të Kodit ndërkombëtar për sigurinë e operacioneve detare dhe mbrojtjen nga ndotja e detit”, ka selinë në ishullin e Kretës. Ajo është një ndër më të njohurat në sektorin grek të turizmit dhe ka anijë me teknologji moderne që udhëtojnë në linja kombëtare dhe ndërkombëtare.
Presidenti i Autoritetit Portual të Levante-s, Francesco Mariani, i cili u tregua shumë i kënaqur për zgjedhjen e kësaj kompanie prestigjioze, deklaroi: “Sot porti i Barit konsiderohet si pikë referimi për trafikun me Shqipërinë dhe përmbledh mbi 75% të trafikut evropian drejt Shqipërisë, ndërsa Brindisi mbulon më pak se 10%”.
Irida Cami